E duan në Kinë, por Barcelona heziton të shesë Mascheranon
Te Barcelona janë ende të pavendosur nëse duhet të shesin apo jo në janar Javier Mascheranon. Dëmtimi i Samuel Umtiti ka ndërlikuar jo pak situatën dhe klubi blaugrana nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e argjentinasit, të paktën pa marrë ofertën e duhur ekonomike. Për momentin vetëm ekipi kinez i Hebei Fortune ka ofruar 5-6 milionë Euro për 33-vjeçarin, por Barcelona dëshiron më shumë, rreth 10 milionë për ta lënë të lirë mesfushorin që te Barcelona aktivizohet si qëndërmbrojtës.



