Merkato

E duan Roma, Milan e Inter, braziliani i shpreh besnikëri Atalantës

Rafael Toloi, i kthyer në një pikë të rëndësishme të mbrojtës së Atalantës, i ka të qartat idetë për të ardhmen e tij. Futbollisti, i cili ka shkëlqyer me skuadrën e Gasperinit, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Inter, Roma e Milan, që janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë një interviste për mediat italiane, braziliani zbuloi se pavarësisht kërkesave nuk ka aspak ndërmend të largohet nga klubi. 28-vjeçari deklaroi se kontrata e tij skadon në 2020, por për këtë nuk është i shqetësuar, pasi ka nisur bisedimet me klubin për rinovimin e saj. I pyetur për Marseille, Toloi tha se janë vetëm thashetheme dhe se ai nuk e mendon largimin nga Bergamaskët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency