Video

E fitoi penalltinë me simulim, por meriton çmimin “fair play”

Një video interesante që vjen nga kampionati turk i moshave po bën xhiron e botës. Lojtari i Galatasaray-t U-14, Beknaz Almazbekov, fitoi një 11-metërsh pas një simulimi, çka nuk u dallua nga drejtuesja e garës, që drejtoi e bindur me gisht nga pika e penalltisë. Mirëpo djaloshi, i penduar (apo i turpëruar) nga veprimi i tij, e humbi me qëllim 11-metërshin, duke goditur jashtë. Në këtë rast, Beknaz Almazbekov meriton pa dyshim çmimin “fair play”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency