Kategoria Superiore

E hëna e derbit, Tirana-Partizani për dominimin e kryeqytetit

E hëna e derbit, luhet Tirana-Partizani, ndeshja më e ndier e futbollit shqiptar, rivalët e përjetshëm në aktin e parë sezonal që pasuron një histori të pafund. Tirana vjen e fortë falë klasifikimit dhe momentit, por thonë që në përballjet e mëdha si kjo ato nuk vlejnë, derbi përmbys gjithcka, natyrisht që shpresojnë ta bëjnë realitet dicka të tillë te Partizani, aty ku klasifikimi dhe rezultatet në këto 5 javë të para janë dukshëm poshtë pritshmërive. Kjo nuk mund të jetë kurrë një përballje që vlen vetëm 3 pikë, dhe jo thjesht për prestigjin, historia e afërt mëson se rezultati i derbit shpesh ka indikuar edhe ecurinë pas tij.

Pas dy fitoreve radhazi ku kanë shënuar 5 gola, bardheblutë vijnë më në formë, Orges Shehi i ka të gjithë të gatshëm, dhe mund të hedhë në fushë formacionin më të mirë, me trajnerin që kërkon të ruajë efektin surprizë për sa i përket zgjedhjeve dhe formacionit. Te Partizani nuk do të jetë Lukas Cardozo, shqetësojnë Tedi Cara dhe Ergys Kaçe, buletin që bëhet edhe më shqetësues kur mendon se dy nga tre emrat janë lojtarë të sulmit, repartit që më shumë ka caluar në këtë fillim kampionati në kampin e kuq. Vetëm 4 gola në pesë ndeshje është një rendiment që nuk të con te titulli, raporti me golin duhet të ndryshojë. Ky do të jetë derbi I parë me tifozë pas atij 5-1 të bujshëm në favor të bardhebluve, dekori i tyre padyshim i ka munguar një përballje si kjo që në thelb të saj ka pikërisht ata, rivalitetin për dominimin e kryeqytetit, do të ngjyroset i kuq apo bardheblu këtë herë, këtë mund ta thotë vetëm derbi!

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency