Futboll

E hëna e futbollit europian në Supersport, luhen Arsenal-C.Palace dhe Espanyol-Cadiz!

E hëna e futbollit në ekranin e Supersport nuk është vetëm Abissnet Superiore që vjen me duelin intrigues Vllaznia-Dinamo pasi në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni edhe dy sfidat përmbyllëse të raundit të 8-të të Premier League dhe raundit të 9-të të La Ligas. Në orën 21:00 vëmendja më e madhe do të jetë te takimi Arsenal-Crystal Palace, një derbi i vogël londinez që pritet të dhurojë spektakël. Me 10 pikë të grumbulluara në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit, skuadra e Mikel Artetës do të synojë të konfirmojë momentin pozitiv që po kalon për t’u ngjitur edhe më lart në renditje. Pa Granit Xhakën të dëmtuar Arsenali do t’ia dorëzojë çelësat e mesfushës dyshes Lokonga-Thomas Partey ndërkohë që Odegaard si gjithmonë do të jetë në mbështetje të 3 sulmuesve, për të marrë suksesin e 4-t në sezon. Pa Keidi Baren që ka mbetur i dëmtuar nga ndeshjet me kombëtaren shqiptare Espanyoli do të presë në RCDE Stadium Cadiz-in në një duel që duhet fituar nga katalanasit e vegjël. Për momentin dy skuadrat janë në pjesën e poshtme të renditjes dhe ndahen nga dy pikë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency