La Liga

E huazuan nga United, Sevilla surprizon Martial me një video të Ronaldos

Anthony Martial është lojtari më i ri në organikën e Sevillas, teksa francezi është transferuar te andaluzianët falë formulës së huazimit nga Manchester United. Sulmuesi anësor nuk po gjente hapësira te “Djajtë e Kuq” dhe në këtë formë, spanjollët ishin alternative më e vlefshme për të vazhduar karrierën.

Ndërkaq, për t’ia bërë sa më të paharrueshëm fillimin e karrierës te Sevilla, klubi mendoi t’i bënte një surprizë Martial teksa në prezantimin e tij u shfaq në një monitor edhe një video-mesazh nga ana e Ronaldos, i cili është edhe idhulli i 26-vjeçarit. Fenomeni përveç urimeve për aventurën e re, ia bëri të qartë Martial se është në një skuadër të nivelit të lartë.

“Çkemi Martial, si je? Mirësevjen në La Liga dhe te Sevilla. Ky është një klub i madh në Spanjë dhe në Europë, kanë fansa të jashtëzakonshëm dhe luajnë në një qytet fantastik. Të uroj më të mirat dhe shpresoj të shihemi shpejt, të përqafoj dhe sa më shumë fat”, ishin fjalët e Ronaldos që ia doli të emociononte Martial.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency