Kategoria Superiore

E ka “prenotuar” Egnatia, Alen Sherri largohet me fjalë zemre nga Laçi

Alen Sherri ka konfirmuar largimin nga Lacci dhe pritet që të firmosë me Egnatian, siç ka mësuar Supersport. Portieri shkodran e mbyll me kurbinasit me nje postim falënderues për të gjithë.

“Përshëndetje të gjithëve! Dua të marr një moment të falënderoj klubin KF Laçi me në krye presidentin e klubit, drejtuesit, trajnerët, bashkëpunëtorët dhe shokët e ekipit për këto dy vite të bukura të karrierës time.

Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje, por me besim, punë dhe vullnet arrihen të gjitha.

I jam mirënjohes kujtdo që më është gjendur pranë në momente të mira dhe të veshtira, mbi të gjitha familjes time që është bashkëshoqëruese dhe suportuese në çdo hap timin .

Po mbyll këtë mesazh duke falënderuar të gjithë tifozët fantastik të KF Laçit, të cilët më kanë dhuruar mbështetje dhe emocione pafund në çdo moment. Ju uroj me zemër vetëm të mira në jetë!”, shkruan Sherri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alen (@alensherri)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency