E kërkoi Partizani, sulmuesi shqiptar i bashkohet Shkëndijës
Sulmuesi maqedonas me origjinë shqiptare, Samir Fazli do të vijojë karrierën në Tetovë, pasi ka nënshkruar me kuqezinjtë e Shkëndijës.
Marrëveshja është arritur në orët e vona të mbrëmjes, ndërsa sot 27-vjeçari ka bërë edhe prezantimin zyrtar dhe ka dhënë intervistën e parë si futbollist i tetovarëve.
“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj drejtuesit që më dhanë mundësinë të luaj në një klub kaq të madh për të gjithë shqiptarinë. Objektivat e mia dhe të Shkëndijës janë të njëjta dhe synojmë të fitojmë kampionatin dhe të bëjmë histori në Europë ,sezonin e ardhshëm. “Ballistëve” ju premtoj shumë gola dhe i garantoj se do të jenë të kënaqur me mua. Jam gati të vë në dispozicion të skuadrës, të gjithë profesionalizmin tim”, deklaroi Fazli.
Sulmuesi erdhi nga skuadra sllovene e Rudes, ndërsa më herët ka luajtur edhe në Zvicër e Holandë. Për të pati interes edhe Tirana, por bardheblutë u tërhoqën herët, për shkak të përplasjeve të lojtarit me klubin slloven.



