E kërkojnë klubet e mëdha, ja pse nuk e shet Wolves mbrojtësin 21-vjeçar
Mbrojtësi i Wolverhampton, Rayan Ait-Nouri është një prej lojtarëve më të kërkuar. 21-vjeçari po bën paraqitje të shkëlqyera me skuadrën e drejtuar nga Bruno Lage, duke tërhequr kështu vëmendjen e klubeve të mëdha si Liverpooli, Paris Saint Germain, Manchester City e Barcelona, që kanë nisur “luftën” për të arritur te futbollisti.
Drejtuesit e Wolves nuk duan ta humbasin lojtarin, i cili iu bashkua skuadrës nga Angers në vitin 2021. Një nga arsyet se përse Wolverhamptoni nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Ait-Nouri është edhe fakti se klubi francez në kontratën e shitjes së lojtarit përfshiu klauzolën e përfitimit të 50% të çmitit të rishitjes së mbrojtësit, situatë që ka vënë në vështirësi anglezët, te cilët në këtë rast nuk do të përfitonin shumën e dëshiruar nga shitja e francezit.



