Merkato

E kërkojnë Man. United dhe Bayerni, “ylli” holandez vlen “ar” për Barçën

Frenkie de Jong mund të bëhet një nga protagonistët e merkatos së transferimeve këtë verë. Mesfushori holandez, pavarësisht paraqitjes së tij me luhatje te Barça, mbetet ndër më të vlerësuarit nga klubet e mëdha europiane. Nëse katalanët do ta nxjerrin në shitje, ofertat për të nuk do të mungojnë.

Në ndjekje të holandezit është Manchester United, që ka zyrtarizuar tashmë Ten Hag si trajner (ten Hag e kishte nën urdhrat e tij tek Ajaxi). Për të bindur “blaugranat”, United pritet të ofrojë dy lojtarë, Rashford e Telles.

“Djajtë e kuq” nuk janë të vetmit të interesuar për holandezin, sepse edhe Bayerni po mendon për të përforcuar skuadrën sezonin e ardhshëm pikërisht me de Jong. Nagelsmann u ka kërkuar drejtuesve bavarezë që të jenë të vëmendshëm ndaj çdo lëvizjeje, sepse është i dashuruar me lojën e Frenkie de Jong dhe është i bindur se mund të jetë shumë i dobishëm në skuadrën e tij.

Bayerni e ka në favor kartonin e Lewandowskit. Kontrata e sulmuesit polak përfundon në vitin 2023 dhe ai nuk e ka rinovuar, pasi po mendon të ndryshojë skenën për të kërkuar sfida të reja. Nëse lojtari shtrëngon litarin për të detyruar drejtuesit e klubit të pranojnë transferimin e tij, bavarezët mund të kërkojnë që emri i De Jong të shfaqet në negociatat me Barcelonës.

Barça, për momentin, nuk dëshiron ta shesë lojtarin dhe këtë e kanë thënë Jordi Cruyff dhe vetë Xavi Hernández, por gjithçka do të varet nga shifrat e ofertave që mund të vijnë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency