E kërkojnë më të mëdhatë e Europës, ja ngjyrat që zgjedh Adeyemi
Sulmuesi i talentuar i Salzburgut në Austri, Karim Adeyemi, është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Javën e kaluar menaxherët e tij ishin në Madrid për t’u takuar me përfaqësues të Realit dhe Atléticos. Ekipe si Barcelona, Bayerni apo Borussia e Dortmundit janë gjithashtu në ndjekje të tij. Por sulmuesi 19-vjeçar nuk është nxituar. I pyetur nëse në të ardhmen do të veshë fanellën verdhezi të Dortmundit, përgjigjja e tij ishte befasuese. “E kuqja dhe e bardha më shkojnë shumë…”, tha sulmues i ri gjerman, duke iu referuar ngjyrave të Salzburgut.
“Ndihem mirë këtu dhe e shijoj momentin. Mendja ime është ende këtu. Dua të arrij objektivat me Salzburgun, kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua”, vijoi sulmuesi. Pjekuria e tij, pavarësisht moshës, është mbresëlënëse. Sulmuesi u rrit në skuadrat zinxhir të Bayernit, por bavarezët e lejuan të largohej e tani “po shkulin flokët” për gabimin e bërë.
Klubet Premier League-s gjithashtu e kanë tunduar 19-vjeçarin, por ai dhe familja e tij vendosën të qëndrojnë me këmbë në tokë, për të zgjedhur në fund klubin që krijon mjedisin më të favorshëm për rritjen e tij të mëtejshme.



