Featured

E kërkojnë të mëdhatë e Evropës, Juventusi nis “mbrojtjen” për de Ligt

Emri i Matthijs de Ligt do të përmendet shpesh në informacionet që lidhen me tregun e futbollistëve. Qendërmbrojtësi holandez, tashmë pjesë e Juventusit, kërkohet nga emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndër të cilët veçohen Barcelona dhe PSG. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild” “blaugranat” dhe parizienët, pa lënë mënjanë Chelsea-n, do të përpiqen të bindin “Zonjën e Vjetër” dhe futbollistin gjatë merkatos së verës.

Për të evituar largimin e 22-vjeçarit me kosto të ulët, drejtuesit e Juventusit po punojnë për t’i rinovuar kontratën që i përfundon në vitin 2024.

Sipas “Tuttosport”, Matthijs de Ligt mund të rinovojë deri në vitin 2025 me kushtin që t’i rritet paga dhe uljen e klauzolës së largimit në 120 milionë euro.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency