E kërkon Chelsea, Newcastle dhe West Hami, Evertoni i vë çmim francezit
Everton përcakton çmimin e kartonit të francezit Lucas Digne, i cili mund të largohet nga klubi vetëm pasi tw depozitohet shuma 30 milionë stërlina për kartonin e tij. Mbrojtësi i krahut të majtë ndiqet me shumë interes nga Chelsea, Newcastle dhe West Hami. “Blutë” e Londrës, duke pare vështirësitë me rinovimet e mundshme të emrave të tillë si Rudinger, Azpilicueta dhe Christensen kanë nisur të kërkojnë përforcime për repartin e prapavijës, duke pikëtuar kështu francezin, për të cilin duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Newcastle dhe West Hamit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?
Gjithashtu Napoli interesohet për 28-vjeçarin, të cilin kërkon ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, hipotezë kjo që është hedhur menjëherë poshtë nga Evertoni, që kërkon ta shesë futbollistin.



