E kërkon United, Chelsea gati t’i rinovojë kontratën spanjollit Fabregas
Skuadra e Chelsea-t po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas, për ta mbajtur larg vëmendjes së Manchester United, që, sipas mediave britanike, por punon në rrogoz për ta bindur 30-vjecarin që të transferohet në “Old Trafford”. Jose Mourinho është në alarm për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të Marouanne Fellainit dhe Paul Pogbasë, ndaj po studion mundësinë për të afruar Fabregasin. “Times” zbulon se drejtuesit e “bluve” të Londrës do t’i ofrojnë zgjatjen për një vit tjetër të kontratës, pasi e kanë kthyer tashmë në praktikë që për futbollistët mbi 30-vjec nuk mund të ketë marrëveshje më afatgjatë. Lojtari, në fakt, dëshiron të qëndrojë me gjatë në “Stamford Bridge”, por duhet të respektojë politikat e klubit.



