Featured

E kërkuan edhe në verë, ekipi italian nuk i ndahet Bajramit

Nedim Bajrami është duke zhvilluar sezonin e parë në elitën e futbollit italian teksa aktivizohet me Empolin. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar futbollistin e kombëtares të fitojë vëmendjen e të kthehet në një opsion të merkatos për Sassuolon, kjo edhe falë katër golave të shënuar me friulianët.

Në fakt, Sassuolo e ka kërkuar 22-vjeçarin edhe në merkaton e verës mirëpo në atë moment, Empoli këmbënguli për ta mbajtur në organikë shqiptarin. Megjithatë, tashmë Sassuolo është rikthyer edhe njëherë në gjurmët e Bajramit teksa e kërkojnë në merkaton e janarit.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Nga Sassuolo pritet që të largohet Filip Djuricic dhe drejtuesit e klubit kanë identifikuar Bajramin si profilin e duhur për skuadrën e tyre. Mbetet për t’u parë nëse kjo tratativë do të përfundojë me një konkretizim pasi Empoli nuk preferon ta lejojë fantazistin të largohet në janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency