Kombëtare

“E kishim ndeshjen në dorë”, Hysaj: Gabuam taktikisht, e pafalshme!

Elseid Hysaj preku disa tema të ndryshme gjatë prononcimit për mediet përpara miqësore ndaj Estonisë, që do të zhvillohet të hënën në “Air Albania”. Dueli nis në orën 18:00 dhe do të transmetohet në Supersport 2. Kapiteni i kombëtares komentoi gjatë humbjen 1-2 me Izraelin.

Kemi bërë gabime taktike, nuk duhet të jetë më e përsëritshme. Jemi profesionistë, duhet të kemi pak më shumë personalitet në fushë. Ishim përgatitur që do merrnim kundërsulme nga Izraeli. E kishim ndeshjen në dorë, e humbëm për gabime taktike, nisur nga unë dhe nga skuadra.

Ta harrojmë këtë ndeshje, të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Unë jam profesionist, kjo është puna ime, duhet të jem gati në çdo moment. Kanë ardhur lojtarë që trajneri do t’i provojë këtë ndeshje. Gjë e mirë, pasi të rinjtë po stërviten mirë.

E ardhmja? Kam katër vite kontratë, do vazhdoj te Lazio, shpresoj të jem më mirë se vitin e kaluar”, deklaroi anësori i djathtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency