Premier League

E kryer! Arsenali merr nga City sulmuesin brazilian (video)

Gabriel Jesus është, praktikisht, lojtar i Arsenalit. Sulmuesi brazilian largohet nga Manchester City pas 5 vitesh për t’u transferuar te “Topçinjtë”, duke mbetur në Premier League.

Edhe pse zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, marrëveshja është përfunduar. Disa foto dhe video që janë shpërndara orët e fundit ne rrjetet sociale vërtetojnë se braziliani i është bashkuar Arsenalit.

Gabriel Jesus është pikasur duke bërë filmimet e zakonshme në “Emirates”, që do të shërbejnë për prezantimin e tij.

Braziliani shihet duke ecur pranë fushës me fanellën me numrin 9 (numri i zgjedhur për aventurën që do të nisë së shpejti) i trashëguar nga Alexandre Lacazette, i cili u largua nga “Topçinjtë” (i skadonte kontrata), duke u kthyer te Lyoni.

Gabriel Jesus u largua nga Manchester City me mbërritjen në “Etihad” të Erling Haalandit. Arsenali ka pranuar të paguajë rreth 52 milionë euro për kartonin e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency