E kryer/ City fiton garën për talentin argjentinas, zbulohen detajet
Julian Alvarez është një talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas. 21-vjeçari luan me ekipin e parë të River Plate prej vitit 2019 dhe deri tani ka shënuar 36 gola.
Shumë klube evropiane janë të interesuara prej kohësh për shërbimet e lojtarin latin, por garën e ka fituar Manchester City. 90min raporton se kampionët e Anglisë kanë arritur akordin me “Los Millonarios”.
Dy klubet kanë rënë dakord për një shumë rreth 20 milionë paund, me Alvarez që do të transferohet nën urdhrat e Pep Guardiolës për të provuar aventurën e parë në futbollin evropian.
Alvarez mund të luajë në majë dhe në krahët e repartit ofensiv. Ai debutoi qershorin e vitit të kaluar me kombëtaren e Argjentinas, fanellën e së cilës e ka veshur pesë herë deri tani.
Quiz: Premier League
Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...



