Merkato

E kryer/ David Neres zgjedh klubin e ri, do transferohet në Portugali

Benfica do të jetë destinacioni i ri i David Neres, ish-sulmuesit të djathtë të Ajaxit. Mediet portugeze raportojnë se “Shqiponjat e Lisbonës” kanë arritur akordin me Shakhtar Donetsk.

Uol Esporte shkruan se klubi nga Lisbona do të paguajë 15 milionë euro në arkat e ukrainasve për kartonin e 25-vjeçarit brazilian.

Në lidhje me Neres u përfol edhe për një interesim nga Juventusi, por bisedimet zyrtare nuk nisën asnjëherë. Oferta pati edhe nga disa klube të Ligue 1.

Lojtari, i cili ka shënuar një gol në shtatë ndeshje me kombëtaren braziliane, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin e famshëm portugez.

David Neres – Sulmues anësor (Brazil)

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency