Merkato

E kryer/ Dortmund gjen pasardhësin e Haaland, detajet e operacionit

Borussia Dortmund ka gjetur pasardhësin e Erling Haaland. Goleadori norvegjez është drejt transferimit te Manchester City, me verdhezinjtë gjermanë që do të përfitojnë 75 milionë euro nga shitja e 21-vjeçarit.

Klubi gjerman ka piketuar prej kohësh Karim Adeyemin si zëvendësuesin e Haaland. 20-vjeçari po paraqitet shumë mirë me Salzburgun në Austri, teksa debutoi me kombëtaren gjermane shtatorin e kaluar (3 ndeshje dhe 1 gol).

Sky Sports DE shkruan se Dortmund ka arritur akordin me kampionët e Austrisë, të cilët do të përfitojnë 30 milionë euro +  6 të tjera në formë bonusesh për shitjen e Adeyemit, të cilin e pret një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency