Serie A

E kryer/ Feston Allegri, i vjen sulmuesi që donte! Juventusi rikuperon dy titullarë

Arkadiusz Milik mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit. Max Allegri kërkoi me insistim sulmuesin e Polonisë dhe drejtuesit e klubit italian kanë arritur akordin me homologët e Marseille.

28-vjeçari do të huazohet te Juventusi për 1 milion euro + 1 milion si bonuse, me bardhezinjtë që do kenë të drejtën e blerjes së plotë të kartonit për 8 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Milik do të udhëtojë sot drejt Torinos për të kryer testet mjekësore. Një rikthim në Serie A për qendërsulmuesin, i cili do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me 3.5 milionë euro pagë sezonale.

Goleadori ishte pjesë e Napolit (ka ruajtur 20% të kartonit) në periudhën gusht 2016-janar 2021, ekip me të cilin shënoi 38 gola në Serie A. Objektivi i radhës për Juventusin është përforcimi i mesfushës me Leandro Paredes (PSG).

Ndërkohë, trajneri Max Allegri ka marrë dy lajme të mira nga infermieria. Takimi i radhës në kampionat luhet në shtëpi ndaj Romës, sfidë për të cilën do të jenë të gatshëm Leonardo Bonucci dhe Wojciech Szczesny.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency