Futboll

E kryer/ Gati për aventurën e re, Thomas Brdaric akord me ekipin gjerman

Thomas Brdaric është gati të nisë një tjetër aventurë të re si trajner. Gjermani me origjinë kroate, drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022.

47-vjeçari  fitoi Kupën e Shqipërisë sezonin e kaluar me klubin shkodran, teksa u përzgjodh edhe trajneri më i mirë i sezonit 2020/2021 falë rezultateve pozitive dhe futbollit të bukur.

Brdaric ka arritur në parim akordin për të marrë përsipër drejtimin e SV Straelen, skuadrës që garon në divizionin e katërt të futbollit gjerman. Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët në vazhdim.

Fupa.net raporton se ish-sulmuesi i kombëtares gjermane (8 ndeshje dhe 1 gol) pritet të marrë me vete stafin e tij teknik, mes tyre edhe edhe djalin Tim Brdaric.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency