Merkato

E kryer, Miranchuk futbollist i Atalantës

Miranchuk tek Atalanta, e kryer. Lajmi u dha nga Lokomotiva e Moskës përmes një një njoftimi për shtyp:

“Është arritur një marrëveshje në parim me Atalantën për transferimin e Alexey Miranchuk në klubin italian”.

Transferimi, nga sa lexohet në njoftim, do të jetë përfundimtar, “kur Alexey t’i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor”.

Më poshtë, fjalët e lojtarit, në faqen zyrtare të klubit rus, me të cilat Miranchuk përshëndet ish-ekipin e tij: “Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Lokomotivës. Këtu, së bashku me ju, jam bërë një futbollist profesionist si dhe jam rritur si njeri. Së bashku kemi fituar gjithçka. Nuk po them lamtumirë! Do të takohemi përsëri.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency