“E kryer, mungon vetëm firma”, Arteta lajmëron rinovimin me yllin e ekipit
Arsenali e ka nisur sezonin e ri në Premier League me dy fitore, ndërkohë që sot (e shtunë) luan për javën e tretë në fushën e Bournemouth, sfidë që do transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 2 (18:30).
Drejtuesit e klubit po punojnë në lidhje me rinovimin e Boukayo Saka, i cili ka edhe dy vite kontratë me klubin e Premier League. Trajneri Mikel Arteta është ndalur te kjo çështje, duke gëzuar tifozët me deklaratën e tij.

“Kam shumë besim, pasi jemi të gjithë një një linjë: klubi, Bukayo, familja e tij dhe agjenti. Tani është vetëm çështje për të hedhur firmën mbi kontratë.
Uroj që të mbyllet sa më shpejt kjo çështje, pasi nuk dua në ekip lojtarë të shpërqendruar këtë sezon, por e kam të qartë që këto gjëra kërkojnë kohën e vet”, deklaroi trajneri spanjoll.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



