Featured

E kryer për Savinhon/ City “lë thatë” Arsenalin, detajet e operacionit

Manchester City ka gjetur talentin e radhës në futbollin e Amerikës Latine. Pasi bleu Julian Alvarez në ditën e fundit të janarit për shumën e 17 milionë eurove nga River Plate, kampionët e Anglisë kanë arritur një akord edhe me Savinhon.

17-vjeçari luan si sulmues i djathtë dhe prej gushtit të vitit 2020 është pjesë e Atletico Mineiro, skuadra kampione në fuqi e Brazilit. Drejtuesit e “Cityzens” kanë arritur marrëveshjen me homologët brazilianë.

6.5 milionë euro + bonuse do të përfundojnë në arkat e Atletico Mineiros, që do të mbajë edhe një përqindje të kartonit të lojtarit ofensiv, që përkthehet në miliona të tjera nëse City e shet në të ardhmen.

Savinho do të transferohet në verë te skuadra angleze, me Pep Guardiolën që e cilëson si zëvendësuesin perfekt të Bernardo Silvës, i cili shpreson të transferohet në La Liga.

City fiton në këtë mënyrë garën me Arsenalin, një tjetër klub që po tentonte afrimin e Savinhos, i cili debutoi në moshën 16-vjeçare me Atleticon në kampionat, duke u bërë lojtari më i ri debutues në historinë e klubit.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency