Futboll

“E mbajta fjalën, Boca dashuria ime e vetme”, Benedetto rikthehet në shtëpi

Dario Benedetto do të rikthehet te Boca Juniors. Sulmuesi argjentinas luajti me klubin e famshëm të Amerikës Latine në vitet 2016-2019, duke u kthyer në një idhull në “Bombonera”.

Në futbollin evropian ka luajtur me Marseille dhe Elche. Kartonin e zotëron klubi francez, teksa është huazuar deri në fund të sezonit tek ekipi i La Liga-s.

31-vjeçari, i cili ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares argjentinase, do të rikthehet te “Xeneizes”, lajm që e konfirmon vetë në një prononcim për Onda Cero Elche.

E kam thënë që në një mënyrë apo tjetër do të kthehesha te Boca Juniors, dhe e mbajta fjalën. Do të jem gjithmonë një tifoz i kësaj skuadre, por tani kam mundësinë të kthehem në klubin që dua.

Dua të kem te Boca minutat që nuk kam përfituar tek Elche. Pavarësisht mungesës së aktivizimit unë jam i lumtur, pasi kam mësuar shumë nga kjo përvojë”, deklaroi Benedetto.

Quiz: Premier League

Nëse jeni fans i futbollit anglez dhe ndiqni ndeshjet e tij, atëherë me siguri që do të dini edhe përgjigjet e quiz-it të mëposhtëm...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency