Merkato

E mbylli me Besiktasin, mesfushori brazilian drejt transferimit në Serinë A

Alex Texeira nuk është më pjesë e Besiktas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk, që njoftoi në rrjetet sociale se palët vendosën ndërprerjen e bashkëpunimit me marrëveshje, duke mos zbuluar arsyet reale të “divorcit”.

Megjithatë mediat braziliane raportojnë se mesfushori 32-vjeçar pritet të mbetet sërish në Europë, pasi ka oferta nga klube të Serisë A si Lecce e Cremonese, të sapongjitura në elitën e futbollit italian.

Texeira u bë i njohur te ukranasit e Shakhtar Donetsk, ndërsa në 2016-ën u transferua në Kinë, te Jiangsu Suning, ku qëndroi 5 sezone dhe për një moment ishte pranë kalimit te Interi në huazim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency