Merkato

E mbylli me PSG-në dhe i ofrohet Barcelonës, ja çfarë e pengon të vishet “blaugrana”

Angel di María mbylli përvojën me PSG-në pas shtatë vitesh dhe tani duhet të nisë një aventurë të re. Sipas “El Mundo Deportivos”, sulmuesi argjentinas i është ofruar Barcelonës, ​​e cila është në kërkim të një alternative fazën sulmuese, aq më tepër që Ousmane Dembélé më shumë mundësi do të largohet nga “Camp Nou”.

Opsioni i parë për rolin e anësorit te Barça është Raphinha i Leeds United, i përfaqësuar nga Deco. Mirëpo blerja e këtij futbollisti do të jetë është më e kushtueshme sepse skuadra e tij ka mundur të sigurojë qëndrimin në Premier League.

Anësori i majtë argjentinas ka mbushur 34 vjeç, pra mosha e tij është pengesë, me Barçën që tani ka prioritete të tjera. César Azpilicuetan (32 vjeç) për krahun e djathtë të mbrojtjes, Marcos Alonson (31 vjeç) për krahun e majtë dhe Robert Lewandowskin për sulmin (në gusht do të mbushë 34 vjeç). Qëllimi i drejtuesve të Barcelonës është të mos marrë më shumë lojtarë në fund të karrierës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency