Futboll

E nderuan 11-metërshat, Shkëndija e Tetovës në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës kualifikohet në cerekfinale të Kupës së Maqedonisë. “Kuqezinjtë” tetovarë barazuan 1-1 në sfidën e kthimit të 1/8-ave me Rabotnickin (me të njëjtin rezultat kishte përfunduar edhe takimi i parë), por u treguan më të saktë në goditjen e 11-metërshave, duke realizuar 3 kundrejt 2 të kundërshtarit. Që në minutën e katërt për Shkëndijën realizoi Radeski, duke dhënë idenë e një kualifikimi të thjeshtë, por skuadra e Qatip Osmanit nuk arriti të shënonte golin e sigurisë, derisa në minutën e 80 barazoi Herrera. Në shtesë nuk pati ndryshim tjetër rezultati, teksa për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej futbollistët iu drejtuan penalltive, që i sollën fat Shkëndijës. Tashmë “kuqezinjtë” tetovarë presin hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarin në cerekfinale të Kupës së Maqedonisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency