Premier League

“E ndjek United prej 42 vitesh, kurrë s’jam ndjerë si ndaj Brentfordit”

Dy ndeshje, dy humbje dhe gjashtë gola të pësuar! Sezoni 2022/2023 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Manchester United, që dështoi ndaj dy ekipeve si Brighton dhe Brentford.

Kritika të shumta ka pësuar skuadra e Erik ten Hag, por edhe vetë tekniku holandez, i cili nuk po arrin t’i dhurojë “Djajve të Kuq” një stil loje dhe rezultate pozitive.

Ish-mbrojtësi i United, Gary Neville ka shpërthyer pas performancës katastrofike në fushën e Brentford, aty ku ekipi i famshëm anglez u turpërua 4-0 që në fraksionin e parë të takimit!

 

E ndjek United prej 42 vitesh dhe nuk arrij të kujtoj ndonjë moment kur jam ndjerë me keq se pas pjesës së parë ndaj Bretfordit”, deklaroi komentatori anglez.

Një nisje shumë e dobët e sezonit të ri nga skuadra e Ten Hag, ndërkohë që duelet vështirësohen. Sfida e radhës luhet në “Old Trafford” (22 gusht) kundër Liverpoolit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency