Futboll

E ndoqi tersi pasi refuzoi Shqipërinë, Kabashi firmos me Dinamon e Bukureshtit

Elvis Kabashi kërkon të rilindë te Dinamo e Bukureshtit. Pasi dështoi në të gjitha tentativat e tij për të bërë hapin e madhe në karrierë në futbollin italian, 25-vjeçari shqiptar ka firmosur me ekipin e famshëm rumun, ku konsideron legjendë Sulejman Demollari.

Kabashi është një emër i njohur për tifozët e Kombëtares Shqiptare, pasi në moshën 19-vjeçare, vetëm pasi kishte luajtur 2 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi U-19, refuzoi Shpresat me pretendimin se meritonte katapultimin direkt në Kombëtaren A, që në atë kohë drejtohej nga De Biasi.

Që pas përplasjes me drejtuesit e FSHF-së (Redi Jupi ishte shefi i zyrës së talenteve), Elvis Kabashi nuk po shihte më dritë në karrierën e tij.

I formuar në akademinë e Empolit, një prej më të famshmeve në Itali dhe i transferuar tek Juventus në moshën 18-vjeçare, Kabashi dështoi ne eksperiencat e tij te Pescara, kampionatin holandez e në fund te kategoritë e ulëta në Itali.

Në Rumani do të jetë shok skuadre me Naser Alijin, nga I cili do të ketë mundësi të mësojë shumë gjëra rreth Kombëtares, ku sigurisht për të nuk ka më vend.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency