La Liga

E pabesueshme, Levante barazim spektakolar ndaj Realit, luan edhe pa portier…

 Barazim spektakolar mes Levantes dhe Realit të Madridit në Ciutat de Valencia, ku ta pranishmit në stadium dhe ata që e ndoqën nga ekrani mbajtën frymën deri në sekondën e fundit. U mbyll 3-3 kjo ndeshje e pazakontë, që dhuroi emocione të mëdha jo vetëm për golat e shënuar, nga 3 për secilën skuadër, por edhe për faktin se për më shumë se 7 minuta në fundin e sfidës Levante luajti pa portierin titullar Fernandez, që u ndëshkua me karton të kuq, kur trajneri Lopez i kishte kryer të gjitha zëvendësimet.

E nisi me gol përballjen Reali, teksa që në minutën e 5-të Gareth Bale tundi rrjetën i shërbyer nga Benzema. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të “Los Blancos” por më e bukura ishte rezervuar në fraksionin e dytë. Sapo nisi kjo pjesë, Roger e Campana nuk vonuan dhe përmbysën avantazhin e Realit, pot në minutën e 73 ktheu ekuilibrat Vinicius Junior, 2-2. Sërish Levante theu mbrojtjen dhe portierin Courtois me Rober Pier (79’), por ishte e pabesueshme ajo çfarë humbi Alejandro Cantero pak çaste më vonë! Futbollisti i Levantes iu shkëput bukur mbrojtjes, shmangu dhe portierin, por me portën e boshatisur, paksa prirët me portë, ledhatoi shtyllën. E nëse nuk shënon, e pëson. Në të t5-tën erdhi goli i barazimit 3-3, që u shënua plot klas sërish nga Vinicius Junior.

Në të 88-tën, portieri Aitor Fernandez ndërpreu me dorë thuajse në gjysmëfushë një kundërsulm të shpejtë të madrilenëve e në këtë rast kryesori nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse të nxirrte kartonin e kuq.

Te Levante ishin kryer të gjitha zëvendësimet, kështu që dorezat e portierit i veshi mbrojtësi Vezo. Edhe pse deri në vërshëllimën e trefishtë për përfundimin e ndeshje u luajtën rreth 7 minuta, futbollistët e Realit, në epërsi numerike, nuk ia dolën të gjuanin drejt portës, për të provuar cilësitë si portier të mbrojtësit Vezo. Përfundoi 3-0 ky takim që dhuroi emocione pafund, por jo një fitues.

Më herët, Atletico e Madridit mposhti me rezultat minimal (1-0) Elchen me golin e Correas të shënuar në minutën e 39-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency