Angli

E pabesueshme në “Old Trafford”, thyhet rekordi sezonal i tifozëve

Mbrëmje historike në Angli, ku përveç sfidave të Premier League-s, u luajt edhe finalja e “FA Youth Cup” (Kupa e skuadrave të të rinjve). Në fakt, në “Old Trafford” ishin të pranishëm mbi 70 mijë shikues për të ndjekur ndeshjen mes “Djajve të Kuq” dhe Nottingham Forest (3-1). Rreth 6 mijë tifozë, në fakt, kishin prerë biletë për të përkrahur skuadrën mike.

Një shifër e pazakontë për një ndeshje të këtij niveli, sidomos duke pasur parasysh që luhet në mesjavë, çka e bën këtë sfidën më të ndjekur këtë sezon në çdo nivel, përfshirë edhe Premier League. Ky rekord u favorizua nga fakti që vetëm “Old Trafford” dhe Wembley kanë një kapacitet prej më shumë se 65,000 spektatorësh mes impianteve angleze.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency