E pabesueshme, skuadra e të rinjve mbledh 12 mijë tifozë, vibron “Riazori”
12 mijë tifozë në një ndeshje të rinjsh! E pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Dhe të mendosh që një numër të tillë njerëzish në stadium do ta ëndërronin skuadrat e kampionateve elitare të vendeve të ndryshme. Madje edhe në Shqipëri, kaq shumë njerëz mund t’i mbledhë derbi i kryeqytetit apo ai i Shqipërisë.
Të rinjtë e Deportivo La Corunas (emër shumë i njohur në futbollin spanjoll, por që prej shumë vitesh nuk luan në elitë) kanë bërë që stadium “Riazor” të vibrojë në një natë europiane. Galicianët pritën Maccabi Haifan në terrenin sportiv me ambicien për të avancuar në fazën finale të Youth League. U tha, u bë!
Të rinjtë e Deportivos fituan me goleadë 5-1 para syve të 12 mijë tifozëve që nuk ndalën së brohorituri.
https://twitter.com/i/status/1456002961847500805



