Spanjë

E padëgjuar! Klubi i La Liga-s kërkon që qentë të lejohen “të ndjekin” ndeshjet në stadium

Pas partneritetit me një sponsor që e ka fokusin te kafshët shtëpiake, Girona po teston se sa e mundur do të ishte që qentë të lejohen në stadiume kur ka ndeshje

Klubi i sapo ngjitur në La Liga dëshiron që qentë të shoqërojnë pronarët e tyre në ndeshjet e futbollit.

Ekipi katalanas u ngjit në elitën e futbollit spanjoll pasi e mbylli sezonin në vendin e gjashtë në Segunda Division dhe më pas pati një ecuri mbresëlënëse në ndeshjet e play-off dhe në këtë mënyrë siguroi një vend në La Liga.

Ndërsa tashmë, pas një marrëveshjeje sponsorizimi me markën e ushqimit dhe kujdesit për kafshët shtëpiake “Gosbi”, CEO i klubit Nacho Mas-Baga ka paraqitur një plan që ata të bëhen ekipi i parë “miqësor për kafshët shtëpiake” në botë, duke i lejuar ata në stadiume.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency