E papritur! Mesfushori lë City-n për Liverpool-in
Aventura e Ilkay Gundogan me fanellën e Manchester City-t duket se ka arritur në fund. Mesfushori me origjinë turke ka bërë gati “valixhet”, por e ardhmja e tij mbetet një enigmë.
Në orët e fundit, në horizont është shfaqur rivali i “citizens”, Liverpool. Jurgen Klopp është gati të mirëpresë ish-lojtarin e tij në kohën kur drejtonte gjermanët e Borussia Dortmund, ndërsa për City-n, një lëvizje e tillë do të konsiderohej një “tradhti” e madhe.
Lajmi është bërë i ditur nga mediet britanike dhe drejtuesit e “The Reds” janë të gatshëm të nisin bisedimet me përfaqësuesin e Gundogan dhe për t’i plotësuar dëshirën teknikut gjerman.
Ilkay është pjesë e Manchester City-t nga vera e vitit 2016 dhe numëron 253 ndeshje në total dhe 49 gola, ndërsa në “ishull”, gjermani ka fituar katër herë Premier League-n, në total 11 trofe.



