Serie A

E pëlqen Chelsea, por Sarri mendon vetëm për Napolin

Pas zërave për një interesim të Chelseat për trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri, që shikohet si pasuesi i Antono Contes te “Blutë e Londrës”, është vetë 59-vjeçari që sqaron situatën lidhur edhe me klauzolën në kontratën e tij, ku sipas saj ai mund të lirohet me 8 milionë Euro në qershor. Numri një i stolit të ekipit të kaltër deklaroi se të premten agjenti i tij do të takohet me presidentin De Laurentis për të biseduar për çështjen e klazuolës, pasi ai do të jetë në grumbullim me skuadrën për të përgatitur sfidën e së shtunës. Gjithsesi në fund Sarri theksoi se për të sqaruar gjërat mes tij dhe presidentit mjaftojnë pak takime që çdo gjë të mbyllet mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency