Premier League

“E pranoj, gabova”, Klopp bën “mea culpa” përpara duelit me Bournemouth

Jurgen Klopp pret edhe një mesfushor nga merkato. Në konferencën për shtypin përpara takimit shtëpiak ndaj Bounemouth, trajneri gjerman ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për një përforcim në repartin e mesfushës.

55-vjeçari mohoi disa ditë më parë faktin që “The Reds” po tentonin një afrim të fundit. “Nevojat tona kanë ndryshuar. Unë u shpreha që nuk kishim nevojë për një mesfushor. Ju kishit të drejtë, unë e kisha gabim.

Të shohim çfarë do të bëjmë, por duhet të gjejmë lojtarin e duhur, duke menduar edhe për të ardhmen”, deklaroi Klopp. Liverpool ka grumbulluar vetëm dy pikë në tre javët e para dhe sot synon triumfin e parë në Premier League.

Dueli që do luhet në “Anfield” ndaj Bournemouth, fillon në orën 16:00 dhe do të transmetohet në SuperSport 4.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency