E rrallë/ Festoi si CR7, kapiteni i Bullgarisë ndëshkohet me të kuq pas golit!
Një episod interesant u regjistrua në miqësoren Kroaci-Bullgari. Nënkampionët e botës fituan 2-1 me përmbysje, me tre golat që u realizuan në pjesën e dytë.
Të parët kaluan në avantazh bullgarët me anë të Kiril Despodov (69’). Ish-sulmuesi i Cagliarit festoi si Cristiano Ronaldo dhe u ndëshkua me karton të kuq!
25-vjeçari harroi që ishte ndëshkuar me karton të verdhë katër minuta përpara golit, arbitri kryesor i tregoi të verdhin e dytë dhe kapiteni i Bullgarisë u largua nga fusha.

Forcat u barazuan në fushë, pasi Duje Caleta-Car kishte lënë skuadrën vendase me dhjetë lojtarë në minutën e 63-të.
Gjithsesi, kombëtarja ballkanase reagoi dhe siguroi fitoren falë golave të Luka Modric (penallti) dhe Andrej Kramaric.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



