Featured

E rrallë në Rumani, arbitri ndëshkon me karton të kuq shoferin e autobusit!

Një episod i rrallë është regjistruar në javën e parë në Rumani. Sfida Petrolul-Voluntari përfundoi 0-1 për ekipin e mbrojtësit Naser Alijit, i cili e ndoqi sfidën nga stoli.

Vendasve, pjesë e të cilëve ishte Armando Vajushi deri në janar, iu anulua një gol në pjesën e parë, ndërkohë që Voluntari realizoi golin e fitores në minutat shtesë të takimit me një penallti.

Penalltia e akorduar për Voluntarin shkaktoi zemërim te vendasit. Më i acaruari ishte shoferi i autobusit të Petrolulit, të cilin arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq duke menduar se ishte pjesëtar i stafit teknik!

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency