Futboll

E shkarkoi Genoa, tani Juriç mund të bëhet trajner i Memollës

Ivan Juriç u shkarkua nga pankina e Genoas, pas humbjes në derbi ndaj Sampdorias, por edhe një serie rezultatesh negative, me vetëm 6 pikë në 12 javë kampionat.

Gjithsesi, kroati duket se nuk do të rrijë gjatë pa punë, madje mund të rikthehet të trajnojë që nga dita e mërkurë. Mediat kroate e lidhin të ardhmen e tij me klubin e Hajdukut të Splitit, që sot shkarkoi trajnerin Joan Carrillo dhe ka marrë kontakte me ish teknikun e Genoas.

Ivan Juriç ka nisur karrierën e tij si futbollist pikërisht te Hajduku dhe gëzon raporte të mira me drejtuesit e këtij klubi, por ditën e nesërme pritet të mbahet takimi i parë zyrtar mes palëve.

Te Hajduku i Splitit aktivizohet edhe mbrojtësi nga Kavaja, Hysen Memolla, që u grumbullua në kombëtaren shqiptare për herë të parë nga trajneri Cristian Panucci, në muajin shtator të këtij viti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency