E shtuna e futbollit në Supersport, spikasin Atl.Madrid-Getafe dhe Dortmud-Hannover 96!
E shtuna e futbollit në Supersport nuk është vetëm Serie A. La Liga vjen sot me tre takime shumë interesante që ngjallin interes. Vëmendja më e madhe do të jetë te derbi i komunitetit valencian mes Valencias dhe Villarealit që do të zhvillohet në mbrëmje. Bëhet fjalë për dy skuadra që kanë hasur vështirësi të mëdha në këtë sezon. Megjithatë Los Che duket sikur po ringrihen dhe një fitore sot do t’i afronte me zonën e Europa League. Por përballë një Villareali që është në vendin e parafundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria asgjë nuk parashikohet e lehtë për Valencian. Më herët në orën 18:30 Atletico e Madridit ka sfidë vërtetë delikate përballë Getafes që është edhe një nga surprizat e këtij sezoni bashkë me Deportivo Alaves. Në derbin e vogël të Madridit, skuadra e Diego Simeones do të tentojë me çdo kusht fitoren për të mos iu ndarë Barcelonës dhe për të ushtruar presion ndaj katalanasve të cilët luajnë të dielën. Ditën do ta hapë Sevilla me ndeshjen ndaj Levantes në orën 13:00. Në Gjermani Dortmundi do të synojë të thellojë përkohësisht në +9 pikë avantazhin ndaj Bayernit ndjekës, me një fitore në Signal Iduna Park në duelin ndaj Hannover 96 në orën 15:30. Në orën 18:30 të gjithë të apasionuarit e futbollit gjerman nëpërmjet kanalit Eurosport 2 do të kenë mundësi të ndjekin edhe sfidën mes Werder Bremen dhe Eintracht Frankfurt. Në ekranin e Supersport nuk do të mungojë as futboli holandez por edhe Kupa e Federatës në Angli. PSV-Groningen është sfida që ofron Eredivisie ndërkohë që nga kompeticioni më i vjetër në botë do të keni mundësi të ndiqni sfidat Manchester-City-Burnley dhe Millëall-Ëest Ham.



