Futboll

E shtuna e futbollit në Supersport, spikasin Sampdoria-Milan dhe Dortmund-Wolfsburg!

Pauza e kombëtareve i le vend futbollit të klubeve. Do të jetë një e shtunë e mbushur me ndeshje, emocione dhe spektakël kjo e sotmja në Supersport, ku nuk do të mungojë asnjë prej 5 kampionëve më të fortë të Europës. Në La Liga, Barcelona në orën 16:15 do të presë në Camp Nou, Espanyolin në derbin e Katalunjës me një objektiv të vetëm të marrë fitoren e rradhës për të vrarë përfundimisht La Ligan. Skuadra e Valverdes kryeson me 10 pikë avantazh, 10 javë përpara fundit të sezonit por duke parë edhe ndeshjen e vështirë që ka Atletico Madrid në transfertë ndaj Deportivo Alaves, Barça mund ta thellojë epërsinë në krye dhe mund ta mbyllë që sot çështjen titull. Në Itali e shtuna është dita e Juventusit dhe Milanit. Bardhezinjtë pa Ronaldon presin Empolin në shtëpi dhe me dyshen Dybala-Mandzukic do të synojnë të rikthehen te fitorja. Në mbrëmje Milani luan një transfertë delikate ndaj Sampdorias dhe objektivi Champions kalon pikërisht nga Marassi për kuqezinjtë të cilët do të kërkojnë me çdo kusht të rikthehen te fitorja pas humbjes në derbi. Në Bundesligë është dita e Dortmundit që do të tentojë me të gjitha mënyrat të mposhtë Wolfsburgun për t’u ngjitur në krye të kampionatit me shpresën se Bayern Munich do të bëjë ndonjë hap fals në transfertën ndaj Freiburg. Nëpërmjet kanalit Eurosport 2 në Digitalb Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe duelin Leipzig-Hertha Berlin. Eredivisie vjen në ekranin tonë me sfidën AZ Alkmaar-Groningen, ndërkohë që sot luhet finalja e Kupës së Ligës në Francë, Strasbourg-Guingamp, teksa ekipi fitues do të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm. Në Angli Manchester City pritet të rimarrë kreun pasi ka një ndeshje shumë të lehtë ndaj Fulham.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency