Futboll

E shtuna e futbollit në Supersport, tërheq vëmendjen Ath.Bilbao-Barcelona

Me 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit Roma e Di Franceskos po përpiqet të afrohet me kreun, dhe në fakt sfida e orës 20:45 në Olimpico ndaj Bolonjës duket se përbën ndeshjen e duhur për të marrë 3 pikë të lehta, përpara një takimi delikat si ai me Çelsin mesjavën e ardhshme në Champions. Në Spanjë kryendeshja e javës së 10 luhet në vendet baske, ku Athletic Bilbao do të përballet me Barcelonën. Në tabelën e renditjes Barça numëron më shumë se dyfishin e pikëve kundrejt ekipit bask, sidoqoftë në orën 20:45 gjithcka lihet mënjanë dhe futbollistët blaugrana duhet të harrojnë gjithashtu edhe tre fitoret e vizitave të fundit, për të mos lëshuar të tjera pikë të cmuara në luftën për titull. Me shumë interes pritet dueli Atletico Madrid – Villarreal, që do të luhet në orën 18:30 në Stadiumin Wanda Metropolitano, ndërkaq kurizoitet ngjall gjithashtu edhe takimi që do të luhet në Andaluzi Sevilla – Leganes. Në Holandë në orën 18:30 fillimisht do të zbresin në fushë kampionët në fuqi të Fejënordit, që do të vizitojnë në Kerkrade Rodën, ndërsa rekordmenët e Ajaksit do të luajnë në Tilburg në orën 20:45 përballë ekipit vendas Willem II. Në Francë Le Championnat ofron një sfidë tepër delikate për kampionët në fuqi të Monakosë, me klubin nga Principata që do të luajë jashtë fushe me zhirondinët e Bordosë. Në Gjermani pas duelit në Kupë është rasti për të parë sërish përballjen Bajern – Lajpcig, me dy skuadrat që do të ndeshen në Mynih në orën 18:30, ndërsa më herët Borusia e Dortmundit do të vizitojë në orën 15:30 në Saksoni skuadrën e Hanoverit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency