E shtuna futbollistike në Supersport, spikasin Bayern-Schalke 04 dhe Torino-Atalanta
Kjo e 25 janarit do të jetë një e shtunë e pasur me ndeshje dhe sfida interesante në ekranin e Supersport. Në Serie A luhen tre takime, nis gjithçka me Spal-Bologna në orën 15:00, vazhdon me Fiorentina-Genoa në orën 18:00 dhe mbyllet me duelin Torino-Atalanta. Ndeshja e mbrëmjes është edhe ajo që përbën më shumë interes pasi bergamaskët janë në garë për një vend në zonën Champions. As Ligue 1 nuk mungon në Supersport teksa në orën 17:30 do të keni mundësi të ndiqni sfidën mes Marseille dhe Angers me skuadrën e Villas Boas që vazhdon të mos i ndahet nga prapa kryesuesve të PSG. Në Eredivisie dueli më intrigues është ai mes Heracles dhe Feyenoord, ndërkohë që nga raundi i 1/16-ave të FA Cup do të keni mundësi të ndiqni sfidat Southampton-Tottenham dhe Hull City-Chelsea. Nëpërmjet kanalit Eurosport 2 vinë dy superduele të kampionatit gjerman, Eintracht Frankfurt-Leipzig dhe Bayern Munich-Schalke 04.



