E shtuna futbollistike në Supersport, spikasin Everton-Man.City dhe Sassuolo-Napoli
Në Itali të gjithë vëmendjen natyrisht e rrëmben takimi i mbrëmjes Juventus – Milan, gjithsesi interes ngjall padyshim në rivalitetin për titull edhe dueli i Napolit me Sassuolon në Reggio Emilia në orën 18:00, orar kur luhet gjithashtu edhe ndeshja tjetër Chievo – Sampdoria. Të gjithë takimet e javës së 30 në Serinë A do të luhen pikërisht ditën e shtunë, kështu që ndeshjet janë përqëndruar kryesisht në orën 15:00 kur do të mbahen sfidat Inter – Verona, Lazio – Benevento dhe Atalanta – Udinese. Në Holandë në orën 19:45 në Eindhoven do të luhet takimi PSV – NAC Breda, ndërsa në Angli në orën 18:30 Guardiola ka hak për të marrë në Goodison Park ndaj Evertonit, për humbjen e turpshme 4-0 që City pësoi 15 muaj më parë. Në Gjermani është koha për javën e 28 dhe përveç klasikes Bajern – Dortmund ka vend edhe për ndeshje të tjera vërtet shumë interesante. Kështu në orën 15:30 fillimisht Schalke do të presë në Gelsenkirchen Freiburgu-n, ndërsa në orën 20:30 në Berlin Hertha do të masë forcat me “ujqërit” e Wolfsburg-ut, ndeshje të cilat si zakonisht gjithë të apasionuarit e Bundesligës do të kenë mundësi për t’i shijuar nëpërmjet kanalit Eurosport 2.



