Futboll

E shtuna futbollistike në Supersport, spikasin Getafe-Barça dhe Bordeaux-PSG

Në La Liga, Barcelona do të përballet në transfertë me Getafen. Këta të fundit kanë regjistruar vetëm 1 humbje, 4 barazime dhe 1 fitore. Ky sezon në fakt për katalanasit ndeshjet në transfertë nuk kanë mundur të marrin maksimumin. 2 humbje dhe 1 barazim në ndeshjet jashtë dhe rreziku për tu ndalur sërish duke parë këtë bilanc është sërish prezent, aq më tepër për faktin se Getafe edhe pse nuk fiton të paktën arrin të evitojë humbjen. Ndaj ekipi i Valverdes duhet të bëjë shumë kujdes nëse nuk dëshiron të ketë një tjetër hap fals në kampionat.

Bundesliga gjermane vjen me 2 dy takime në ekranin e Supersport përmes kanalit Europsort 2. Bayern Munich do të udhëtojë në transfertën kuindër Paderbornit, ndërsa Borussia Dortmund do të presë në shtëpi Werder Bremen. Ndërkohë PSG pas diasftës në ndeshjen e fundit të kampionatit, synon të rikthehet tek suksesi dhe një gjë të tillë do t’i duhet t’a realizojë në transfertën ndaj Bordeaux.

Eredivise, vjen me takimin Ajax-Groningen. Klubi nga Amsterdami po tregon edhe këtë sezon që pavarësisht largimeve që kanë patur, cilësia në radhët e tyre nuk ka humbur, teksa kundër Groningen ekipi i Erik Ten Hag vjen me petkun e favoritit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency