Futboll

E shtunë spektakolare në Supersport, vëmendjen e merr Tottenham-Man.United

Edhe kjo e shtunë në ekranin e Supersport vjen më spektakolare se kurrë me sfidat kryesore nga kampionatet më të rëndësishme në Europë. Vëmendjen kryesore e merr dueli i Tottenham Stadium i orës 18:30 i vlefshëm për javën e 10 të Premier League mes Spurs dhe Manchester United. 1 pikë i ndajnë dy skuadrat në renditje ndërkohë që skuadra e Solskjaer vjen në këtë sfidë në një moment jo me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 4 ndeshjet e fundit dhe pas humbjes 0-5 në derbin e Anglisë ndaj Liverpool që ka vendosur në pikëpyetje edhe vazhdimësinë në stol të trajnerit norvegjez. Më herët në ekranin tonë do të keni mundësi të ndiqni sfidat, Leicester-Tottenham takim që hap javën e 10 ku dhelprat janë disi më favoritë.

Ndeshje e lehtë në letër për Liverpoolin që pret në Anfield një skuadër si Brighton që ka bërë mirë në këto javë të para. Chelsea kryesyes sfidon në transfertën e St James Park Newcastle United tashmë në pronësinë e arabëve. Në Supersport nuk mungon as Manchester City që pret në Etihad Stadium Crystal Palace me misionin e vetëm për të marrë tre pikët. Në La Liga është dita e Realit të Madridit që do ti japë start javës së 12 në transfertën ndaj Elche aty ku do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit ndaj Osasunas në Bernabeu. Në mbrëmje Barcelona me trajnerin e përkohshëm Barjuan që do të debutojë do të kërkojë vetëm 3 pikët ndaj Alaves në Camp Nou.

Në Bundesliga Bayern Munich do të synojë të hedhë pas krahëve turpin e eliminimit nga Kupa e Gjermanisë me shifrat 5-0 nga Gladbach me një fitore në transfertën kryeqytetase ndaj Union Berlin, ndërkohë që Dortmundi do të luajë për vetëm 3 pikë ndaj Koln në Signal Iduna Park. Në Francë në mbrëmje Lyon pret në shtëpi surprizën me emrin Lens ndërkohë që të apasionuarit e futbollit holandez do të kenë mundësi të ndjekin në ekranin e Supersport sfidat PSV-Twente dhe Heracles-Ajax.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency