Itali

“E sigurt që nuk shkoj te Getafe”, Bale ribashkohet me ish-trajnerin në Itali

“E sigurt që nuk shkoj te Getafe”, Bale ribashkohet me ish-trajnerin në Itali

Kualifikimi i Uellsit në Katar 2022 ndryshoi planet e Gareth Bale për të varur këpcuët në gozhdë. Sulmuesi anësor kërkon që të udhëheqë kombëtaren e tij në Botëror ndaj është i detyruar që të marrë minuta në këmbë të paktën deri në muajin nëntor kur nus turneu më i rëndësishëm për kombëtaret.

Në këtë formë, 32-vjeçari është duke marrë në konsideratë disa oferta, ndërsa së fundmi i ka mbyllur përfundimisht dyert një transferimi në radhët e Getafe. “Nuk do të luaj me Getafen, kjo është e sigurt” u shpreh Bale. Pas këtij refuzimi kaq të ftohtë, duket se për ish-lojtarin qëndron mundësia e ribashkimit me Jose Mourinho.

Portugezi e ka vlerësuar në kohën kur e kishte nën urdhra te Tottenham, e tashmë një ritakim është i mundur te Roma, aty ku tekniku luzitan kërkon t’i rikthejë kryeqytetasit konkurrent seriozë për Serie A. Vetë Mourinho duket se është i angazhuar në këtë tratativë dhe ka biseduar me Bale ndërsa mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do të tundohet për të shijuar të parën eksperiencë në Serie A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency