E sulmojnë në “Parque des Princes”, por e motra s’e lë në baltë
Çdo ndihmë, sado e vogël të jetë, është shumë e rëndësishme që Neymar Jr të shkëputet sa më shpejt nga PSG. Pas ofendimeve në kor dhe banderolave në shkallët e stadiumit të Parisit ndaj “yllit” brazilian, ka reaguar edhe motra e sulmuesit, Raffaella, që e shtyn edhe më shumë drejt largimit.
“Jeni qenie njerëzore të shpifura dhe të paedukatë! Donit ta mbani vëllanë tim në skuadrën tuaj. Nuk do të fitoni kurrë pa të!”
Një sulm i ashpër nga Raffaella, që për vëllanë e saj bëhet “bishë”.




